LAJMI I FUNDIT:

Si ndryshon fytyra e njeriut pas një, dy dhe tri gotave verë (Foto)

Si ndryshon fytyra e njeriut pas një, dy dhe tri gotave verë (Foto)

Admiruesit e verës padyshim se do ta vlerësojnë këtë projekt argëtues fotografik që tregon se si ndryshon fytyra kur konsumoni alkool.

Fotografi brazilian, Marcos Albert, i ka fotografuar miqtë e tij kur kishin konsumuar një, dy dhe tri gota verë, dhe rezultatet e tij janë të mahnitshme, transmeton Telegrafi.


screenshot_49

Ai shpjegon se si projekti i tij me tri gota ka filluar vetëm si një shaka me miqtë, e ku fotografitë e para e kapnin stresin dhe lodhjen e një dite të gjatë me punë.

Artisti thotë se ishte inspiruar t’i kombinojë pasionet e tij të shoqërimit, fotografisë dhe verës për këtë projekt.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni se si subjektet bëhen më të relaksuara pas çdo foto, e ku disa tjerë dukshëm e durojnë më shumë alkoolin sesa të tjerët. /Telegrafi/

screenshot_51 screenshot_52 screenshot_53