Nga: Dorian Koçi
Periudha e fundit të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX, periudhë që fillon me interesimin e Fuqive të Mëdha për rajonin e Ballkanit, gjë që korrespondon, përveç pranisë diplomatike dhe ushtarake të Francës, Rusisë dhe Anglisë në këto territore, edhe me një rritje të numrit të udhëtarëve të huaj – kryesisht anglezë dhe francezë që vizitojnë Pashallëkun e Janinës.
Në fillim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional pësoi një ndryshim themelor. Një mori udhëtarësh dhe studiuesish, herë si qytetarë të thjeshtë, herë si eksploratorë, e herë si të dërguar të qeverive të tyre, do përshkonin territorin e Epirit dhe Greqisë për të njohur nga afër territoret ku kishte lindur kultura e lashtë që i kish magjepsur, duke nxitur një proces të gjerë kulturor që u materializua me prodhimin e një literature të pasur udhëtimesh që ringjalli Ballkanin nga pluhuri i harresës. Në të njëjtën kohë, kjo periudhë korrespondoi me fillimin e një ere të re që pat nisur në Evropë pas shpërthimit të Revolucionit Francez – era e nacionalizmit gjë që u konkretizua në fillimet e përpjekjeve të popujve të Ballkanit për të formuar shtetet e tyre kombëtare.
I përmendim të dyja këto procese – literaturën e udhëtimit evropiane për Ballkanin dhe fillimin e shkrimit të historisë nga shkollat ballkanike të etnive që u kthyen në kombe, sepse janë dy momente të rëndësishme historike që kanë lënë gjurmë në sendërtimin e historisë politike të Ballkanit. Të parët, nëpërmjet mesazheve orientaliste e portretizuan Ali Pashë Tepelenën si despot oriental, gjakpirës e të pabesë, cinik e epshor duke e parë si një shtypës dhe një zotërues të territoreve që ata do të dëshironin të shikonin të projektuar “Heladhën” e teksteve të tyre shkollore. Ndërsa, të dytët, e cilësuan si gjakësor e të pamëshirshëm për t’i dhënë jetë miteve të tyre kombëtarë. Megjithatë, mes teksteve të kësaj letërsie udhëtimi, ende jo të studiuar mirë në Shqipëri, gjejmë dhe pasazhe që na rrëfejnë sesi ishte në paraqitje Ali Pasha Tepelena. Së bashku me disa nga portretet e gravurat e piktorëve evropianë, ato përbëjnë dëshmitë e rëndësishme të paraqitjes fizike dhe të karakterit të Ali Pashë Tepelenës.
“Në pamje, Aliu ishte shumë i hijshëm. Kishte erën e sinqeritetit dhe ndershmërisë dhe një buzëqeshje shprehëse të hareshme. Kishte ballë të bukur, sy të gjerë dhe të kthjellët, që i përshkruajnë si të gjallë dhe tërheqës. Hundë në trajtë të bukur dhe lëkurë të pastër. Goja dhe nofulla e tij tashmë fshiheshin pas mjekrës. Mbi të gjitha, karakteristike ishte gjallëria e reagimeve të tij, ndërrimi i shpejtë i shprehjeve dhe e qeshura e tij e thellë, pak drakoide në ashpërsinë e tij. Ishte fjalëmbël, i logjikshëm dhe impresionues”.
“Aliu i priti në këmbë. Dukej i shkurtër dhe i shëndoshë, me një shprehje të këndshme. Në kokën e tij formohej me mbështjellje të shumta të vogla prej museline të artë një çallmë e lartë dhe në rripin e mesit kishte një shpatë të gjatë me diamante në dorezën e saj.”
“Fytyra e Aliut ishte shumë e këndshme, sytë bojëqielli dhe të ‘shpejta’ dhe mjekra e tij e gjatë dhe e bardhë”.
“Aty, tek divani rrinte ulur Aliu mbi një lëkurë luani. Mbante fese të kuqe me shirita të arta, dhe aty-këtu llamburitnin diamante të vyera. Një nargjile qëndronte në krahun e tij. E përkulte kokën me fisnikëri. Mjekra e tij, tanimë e bardhë krejt, i jepte një butësi si ajo e mirësisë së Babadimrit të Vitit të Ri. Shprehja e tij ishte e sinqertë, impresionuese dhe zëri i ëmbël. Dukej shumë i mirë… Qeshi gjithë thjeshtësi, mënyrat e tij ishin kaq të qeta dhe atërore dhe aq ndjellëse në pamjen e mirësisë së tij dhe të sinqeritetit të përsosur…”! (Nga libri i Uilliam Pllomarit, “Diamanti i Janinës, Ali Pashai 1741- 1822”, fq. 85, 216, 217)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Fillimet romantike të Naim Frashërit dhe novela “Katër stinët”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre