LAJMI I FUNDIT:

Shoferja që mori me qira një Lamborghini, iku nga shteti dhe u zhduk (Foto)

Shoferja që mori me qira një Lamborghini, iku nga shteti dhe u zhduk (Foto)

Zyrtarët e një kompanie në Zvicër, kanë bërë të ditur se një Lamborhini që është marrë me qira, ndodhet diku në Londër.

Sistemi GPS i vendosur në Huracan Spyder, ka treguar rrugëtimin që ka bërë shoferja, por që tani është zhdukur së bashku me veturë, transmeton Telegrafi.


Pasi super-makina ka humbur gjurmë, janë bërë përpjekje të identifikohet ajo, por letërnjoftimi ka dalë të jetë jo origjinal.

Kërkohet informata nga të gjithë ata që kanë njohuri për këtë Lamborghini, ndërsa po që se mund të saktësojnë se ku ndodhet, do të shpërblehen me pesëmijë euro. /Telegrafi/