LAJMI I FUNDIT:

Shoferja e dehur godet me veturë policin (Foto/Video, +18)

Shoferja e dehur godet me veturë policin (Foto/Video, +18)

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, në të cilën shfaqet moment kur një shofere e dehur godet me veturë policin që kishte ndalur një veturë tjetër.

Polici Michael Cokins nga Illinois i Shteteve të Bashkuara ishte duke kryer punën e vet, në momentin kur një veturë erdhi me shpejtësi të madhe në drejtim të tij, dhe pa u menduar dy herë e goditi duke e përplasur keq për veturën tjetër që ishte e ndalur, transmeton Telegrafi.


2

Por, fatmirësisht Cokins i ka shpëtuar më të keqes edhe pse i janë thyer 14 kocka, dhe i janë nevojitur plotë 17 muaj që të shërohet plotësisht.

Ndërkaq shoferja e pandërgjegjshme, është arrestuar nga policia dhe është dënuar me 13 heqje lirie. /Telegrafi/