0Shares

Të gjithë kemi dëgjuar për mundësinë e përdorimit të sodës buke kudo, në kuzhinë, pastrim, për trajtimin e shumë sëmundjeve, etj.

Por, tani ekspertët thonë se soda e bukës mund të përdoret edhe për përmirësimin e kualitetit të flokëve dhe t’i pastroni ato tërësisht nga mbetjet e zbutësve të flokëve.

Sodën e bukës mund ta përdorni në vend të shamponit të rregullt, ndërsa do të mahniteni nga rezultatet.

Mjafton ta përzieni një pjesë sodë buke me tri pjesë ujë në një shishe të vogël.

Shamponin e fituar e aplikoni në flokë të thara apo të lagura, por duhet të filloni nga rrënjët e deri te fundi  i flokëve. E lini ashtu deri në 3 minuta pastaj e pastroni. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)