LAJMI I FUNDIT:

Dhimbja e gjinjve – çfarë duhet të dini

Dhimbja e gjinjve – çfarë duhet të dini

Dhimbja e gjoksit (mastalgjia) është ankesa më e shpeshtë e grave e lidhur me gjoksin; rreth 70 për qind të grave përjetojnë dhimbje në gjoks në ndonjë moment gjatë jetës së tyre.

Dhimbja e ashpër e gjoksit zakonisht nuk është e lidhur me kancerin e gjirit. Megjithatë femrat të cilat përjetojnë ndonjë abnormalitet në gjoks, përfshirë dhimbjen, duhet të konsultohen me mjekun.

Ka dy lloje të dhimbjes së gjinjve: ciklike dhe jo ciklike.


Dhimbja ciklike është e lidhur me atë se në çfarë shkalle indi i gjirit të një femre reagon ndaj ndryshimeve mujore të niveleve të estrogjenit dhe progesteronit (hormone femërore). Nëse dhimbja e gjoksit shoqërohet nga xhungëza, ciste (qeska të mbushura me lëng), ose fryrje, sëmundja zakonisht quhet ndryshim fibrocistik.

Gjatë secilit cikël menstrual indi i gjirit ndonjëherë ënjtet pasi stimulimet hormonale bëjnë që gjëndrat e qumështit dhe kanalet e qumështit të zmadhohen, dhe si pasojë gjiri mbledh ujin. Gjinjtë mund të bëhen të ënjtur, të dhimbshëm, të shtrënguar ose xhungëzor për disa ditë para menstruacioneve. Dhimbja e gjirit dhe ënjtja zakonisht përfundon kur menstruacioni ka mbaruar.

Dhimbja ciklike e gjirit mund të zgjasë për disa vite, por zakonisht kalon pas menopauzës, përderisa femra nuk përdor terapi zëvendësuese hormonale. Nga të gjitha femrat të cilat përjetojnë dhimbje të gjoksit, dy të tretat përjetojnë dhimbje ciklike.

Edhe pse dhimbja ciklike e gjirit zakonisht lidhet me ciklin menstrual, stresi po ashtu mund të prekë nivelet e hormonit dhe të ndikojë në dhimbjen e gjoksit. Aktiviteti fizik, veçanërisht ngritja e peshave të rënda ose përdorimi i zgjatur i krahëve, po ashtu është treguar se rrit dhimbjen e gjinjve.

Dhimbja jo-ciklike e gjirit është më e rrallë se dhimbja ciklike dhe nuk është e lidhur me ciklin menstrual të femrës. Femrat të cilat kanë dhimbje jo-ciklike të gjirit shpesh përjetojnë dhimbje në një zonë specifike të gjoksit. Edhe ato të cilat përjetojnë lëndime ose trauma të gjoksit ose ato të cilat i nënshtrohen biopsisë, ndonjëherë mund të përjetojnë dhimbje jo-ciklike.

Gjendja mund të paraqitet edhe te gratë para, por edhe te ato pas menopauzës dhe zakonisht largohet pas një deri në dy vitesh. Zakonisht, dhimbja jo-ciklike e gjirit nuk është shenjë e kancerit të gjiri, edhe pse femrat duhet ta diskutojnë gjendjen me mjekët e tyre.

Një lloj tjetër i dhimbjes jo-ciklike e quajtur kostokondritit në fakt nuk ndodh në gji; megjithatë sëmundja mund të ndjehet sikur vjen nga gjiri. Ky lloj i dhimbjes artritike ndodh në mes të gjoksit ku bashkohen brinjët dhe ashti i gjoksit. Femrat të cilat përjetojnë kostokondritit zakonisht e përshkruajnë atë si një ndjenjë djegësire në gjoks.

Faktorë tjerë të cilët mund të ndikojnë në dhimbjen e gjirit te disa gra janë:

* Tabletat kontraceptive orale
* Terapia zëvendësuese hormonale
* Shtimi në peshë
* Jelekët të cilët nuk përshtaten mirë
* Disa tumore

Vlerësimi i dhimbjes së gjoksit

Femrat duhet t’ia tregojnë mjekut të gjitha ankesat sa i takon dhimbjeve të vazhdueshme të gjoksit. Mjeku do të vlerësojë dhimbjen, do të marrë parasysh historinë personale të femrës, historinë familjare, zonën e dhimbjes, intensitetin dhe kohëzgjatjen e dhimbjes, dhe shkallën në të cilën dhimbja ndërvepron me stilin saj të jetës.

Mjekët po ashtu mund të realizojnë ekzaminime klinike të gjirit dhe, nëse është e patjetërsueshme, do t’u porosisin të bëni skanime të tjera shesë (si mamograf ose ultrazë). Këto do t’i ndihmojnë mjekut të përcaktojë nëse dhimbja është e lidhur me ndonjë problem tjetër të gjirit ose ndoshta kancer.

Nëse nuk ka abnormalitete në gji, mjeku dhe gruaja duhet të vendosin së bashku për trajtimin me barna, nëse ai është i nevojshëm. /Telegrafi/