Rusia dhe Kina i kanë vënë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 5 dhjetor, rezolutë kjo e nxitur nga fuqitë perëndimore dhe që bën thirrje për armëpushim shtatë ditor në qytetin sirian, Alepo.
Rusia ka thënë se masa do lejonte forcat rebele të rigrupohen dhe ajo duhet të shtyhet për të pritur bisedimet në mes të Uashingtonit dhe Moskës, të paraparë për këtë javë.
Kjo është hera e gjashtë që Rusia i vë veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit për Sirinë, prej se konflikti ka nisur më 2011 dhe e pesta herë që Kina e bën të njëjtën gjë.
“Këto pauza janë përdorur nga luftëtarët që të shtojnë municionin e tyre dhe të fuqizojnë pozitat e tyre dhe kjo vetëm sa do e përkeqësonte vuajtjen e civilëve”, ka thënë Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë para votimit se Moska do të fillojë bisedime me Uashingtonin gjatë kësaj jave për tërheqjen e forcave opozitare nga Aleppo, pas sukseseve të mëdha në betejë të forcave qeveritare siriane në territoret e kontrolluara më parë nga rebelët.
“Rruga konkrete dhe koha për tërheqjen e të gjithë luftëtarëve nga Aleppo lindore do të bëhet me pajtim”, ka thënë Lavrov.
“Sapo të arrihet pajtimi për kohën dhe rrugën e tërheqjes, atëherë mund të futet në fuqi armëpushimi”, shtoi ai.
Në OKB, Churkin ka thënë se veprimet nga Këshilli i Sigurimit duhet të shtyhen që të lejojnë kohë për këto negociata.
Por, zyrtarët amerikanë kanë thënë se marrëveshja për tërheqje nuk është afër. Forcat rebele kanë hedhur poshtë thirrjet që ata të largohen.
“Kjo është një alibi e sajuar”, i ka thënë Këshillit zëvendës ambasadorja e SHBA-së në OKB, Michele Sison.
“Ne nuk kemi arritur sukses në këtë, sepse Rusia ka qenë më shumë e përqendruar në ruajtjen e arritjeve të saj ushtarake sesa që të ndihmojë qytetarët e Aleppos”, ka thënë ajo dhe ka shtuar, “ne nuk do e lejojmë Rusinë të gënjejë këtë Këshill të Sigurimit në pritje të një kompromisi nga rusët që asnjëherë nuk po arrihet”.
Sison ka thënë se vetoja kundër rezolutës për armëpushim është “dënim me vdekje për burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm” në Aleppo.
OKB ka thënë se mbi 200 mijë civilë mund të jenë të izoluar në zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppo, zona këto që po përballen me mungesë ushqimi dhe ndihmash në përgjithësi.
Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft, ka shprehur befasinë e tij që Kina i është bashkuar Rusisë në kundërshtimin e rezolutës, rezolutë kjo që do të lejonte qasjen në ndihma humanitare.
Rycroft ka thënë se Rusia dhe Kina kanë bllokuar masat “për shkak të besimit afatgjatë dhe të gabuar në një tiran që ka vrarë gati gjysmë milion njerëz të popullit të tij”.
Ambasadori kinez në OKB, Liu Jieyi, ka thënë se votimi në draft tekstin e rezolutës duhej të shtyhej për të lejuar më shumë negociata për arritjen e kompromisit në Këshill. Ai e ka akuzuar Rycroft për “helmimin” e atmosferës dhe “abuzimin” e forumit me deklarimet e tij.
Nëse do të miratohej rezoluta, ajo do të ishte një “shenjë e vogël e shpresës” që do të lejonte OKB-në të “shpëtonte jetë”, ka thënë ambasadori francez në OKB, Francois Delattre.
Ai e ka akuzuar Rusinë se ka “vendosur ta marrë Aleppon, pavarësisht çmimit në njerëz”.
Ambasadori i Zelandës së Re në OKB, Gerard van Bohemen, që ka ndihmuar në hartimin e rezolutës, ka thënë se dështimi për të reaguar është “dëm i madh për reputacionin e Këshillit dhe katastrofik për popullin sirian”. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre