LAJMI I FUNDIT:

Reali nuk fal – City as në EL

Reali nuk fal – City as në EL

Përkundër se kishte siguruar kualifikimin në fazën e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve, Real Madridi nuk ka lejuar që Ajaxi të nxjerrë rezultat pozitiv në Santiago Bernabeu. Los Blancos fituan me rezultat 4-1.

Ishte minuta e 13-të kur Modric dërgoi një top drejt Benzemas, francezi pasoi te Cristiano Ronaldo, i cili me forcë e dërgoi në rrjet.


Callejon në mënyrë mjeshtërore pranoi pasimin e Modricit për ta dyfishuar epërsinë (38’) dhe ky ishte rezultati i gjysmës së parë.

Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), Kaka dëshmoi se është akoma lojtar klasi duke pranuar një asistim të Ronaldos dhe duke shënuar nga distanca.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Derk Boerrigter (59’).

Pa përfunduar takimi, Callejon e shënoi edhe golin e dytë personal (88’). Asistimi ishte i Moratas.

Në takimin tjetër të Grupit D, Borussia Dortmundi e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat minimal. Kampioni i Anglisë mbyll fazën grupore pa asnjë fitore të vetme.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Julian Schieber (57’), pas asistimit të Jakub Blaszczykowskit.

Borussia Dortmundi kryeson grupin me 14 pikë, ndërsa Real Madridi zë vendin e dytë me 11 pikë. Ajaxi do të luajë në Europa League. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori