LAJMI I FUNDIT:

‘Rangimi i Maqedonisë në “Doing Business” rezultat historik’

‘Rangimi i Maqedonisë në “Doing Business” rezultat historik’

Rangimi i Maqedonisë në vendin e 10-të në botë dhe në vendin e pestë në Evropë në raportin e “Doing Business” të Bankës Botërore është rezultat historik i cili del nga përkushtimi dhe puna e madhe e Qeverisë dhe paraqet nxitje që të vazhdohet me reformat për krijimin e klimës së volitshme afariste, vlerësoi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, rangimi më i ri i Maqedonisë është lajm i shkëlqyeshëm dhe do të kontribuojë për afirmim edhe më të madh të vendit në korniza botërore.


Ai theksoi se Maqedonia ndodhet në vendin e 9-të në botë sipas indikatorit Pagim i tatimeve, në vendin e 16-të tek indikatori “Qasje drejt kredive”, në vendin e 27-të tek indikatori “Kushte për tregtim tejkufitar” dhe në vendin e 32-të sipas “Zgjidhjes së mosaftësisë pagesore”.

Edhe në raport me indikatorët e tjerë, Maqedonia qëndron më lartë në raportin e Bankës botëroe. Kështu, Maqedonia është vendi i katërt në botë pas Zelandës së Re, kanadasë dhe Hong-Kongut ku është më lehtë të fillohet biznesi, ndërkaq në vendin e 11-të në botë është ranguar sipas indikatorit për nxjerrje të lejeve ndërtimroe.

Sipas indikatorit për mbrojtje të investuesve pakicë, Maqedonia e zë vendin e 13-të në botë, ndërsa edhe një kategori ku ka përparim të dukshëm është qasja drejt energjisë elektrike ku është e ranguar në vendin e 29-të.

Në raportin “Doing Business” në të cilin maten kushtet për zhvillim të biznisit në 190 shtete të botës, Maqedonjia është më mirë e ranguar se Australia, Gjermania, Austria, Kanadaja, Franca… Sipas raportit, Maqedonia është vend me klimë më të mirë afariste në Ballkan. Pas saj janë Bullgaria, e cila është e ranguar në vendin e 39-të, Serbia në vendin e 47-të, Shqipëria në vendin e 58-të, Kosova në vendin e 60-të dhe Greqia në vendin e 61-të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori