Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh hapur pakënaqësitë e anëtarëve të Sindikatës të Policisë së Kosovës dhe të gjithë punonjësve të Policisë përkitazi me Projektligjin për pagat që ka aprovuar Qeveria e Kosovës, e të cilin e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës në procedurë të mëtejme për shqyrtim dhe miratim
E gjithë kjo ka për qëllim nivelizimin e pagave për punonjësit e Republikës së Kosovës që realizohen nga buxheti i Kosovës.
“Këshilli Drejtues dhe Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës të autorizuar nga Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i SPK-së si organ më i lartë dhe gjithë përfshirës i SPK fuqishëm kundërshtojnë këtë projekt ligj dhe kërkojnë që si i tillë të tërhiqet nga Parlamenti dhe që gjatë këtij viti të rishikohet në mënyrë studioze nëpër të gjitha dikasteret. Gjatë rishikimit duhet të kyçen sindikatat, të cilat së bashku me punëdhënësit kanë për obligim paraprakisht të njoftojnë punonjësit për propozimet e mundshme përkitazi me ndryshimet eventuale në pagat e tyre dhe të marrin pajtimin e tyre, sepse kjo e drejtë është fundamentale, jetike, themelore dhe këtë të drejtë u a garntojnë konventat ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e kryetares së Sindikatës së Policisë Valbona Kamberi,
Pakënaqësitë janë shprehur veçmas nga shkaku që sipas saj nuk janë marr për bazë fare propozimet e bëra në dokumentin e titulluar “Komentet e Policisë së Kosovës lidhur me Draft Ligjin për paga“, dokument në të cilin një periudhë kohore bukur të gjatë punoi komisioni i përbashkët i Sindikatës të Policisë së Kosovës dhe i Menaxhmentit të Policisë së Kosovës.
“Me këtë projekt ligj pagat e punonjësve të Policisë së Kosovës, duke filluar nga grada e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës, si dhe në pjesën dërmuese të gradave tjera ka zbritje të pagave, me çka dukshëm dëmtohet mirëqenia e tyre”, thuhet në reagim të Sindikatës.
Kjo është e papranueshme për Sindikatën e Policisë së Kosovës por edhe për të gjithë punonjësit e Policisë, andaj kërkojmë që Qeveria e Republikes së Kosovës ta tërheq të njëjtin.
“Në të kundërtën Këshilli Drejtues dhe Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës do të jenë të detyruara të ndërmarrin hapa tjerë në këtë drejtim”, thuhet në reagim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre