LAJMI I FUNDIT:

Policët bëjnë muzikë dhe vallëzojnë në ashensor, sikur askush nuk po i shikon (Video)

Policët bëjnë muzikë dhe vallëzojnë në ashensor, sikur askush nuk po i shikon (Video)

Një njësit policor në Zelandë të Re, e kanë improvizuar një lloj video-klipi me anë të së cilit duan që të kenë imazh më të butë, në mënyrë që të rekrutojnë më shumë njerëz.

Në videon e publikuar, fillimisht shihen dy mbrojtës të rendit, që e godasin dyshemenë dhe panelet metalike, duke e përcjellë ritmin e njëjtë, transmeton Telegrafi.


Nuk shkon gjatë, dyert e ashensorit hapen dhe brenda hynë tre të tjerë. Ata menjëherë e vazhdojnë ritmin, por sërish pason një qetësi, kur brenda futen dy policë të tjerë. Sidoqoftë, as ata nuk hezitojnë dhe bëhen bashkë me ‘muzikantët’.

Në këtë formë, po bëhen përpjekje që të joshen dhe inkurajohen të interesuar, që deri në fund të vitit në policinë e vendit të jenë së paku 400 rekrutë të rinj. /Telegrafi/