LAJMI I FUNDIT:

Po dilte nga një supermarket me birra në dorë, papritmas sulmohet me thikë nga një burrë (Video,+16)

Po dilte nga një supermarket me birra në dorë, papritmas sulmohet me thikë nga një burrë (Video,+16)

Një burrë me një thikë të fshehur në një mantel, ka sulmuar një klient që mbante një pako me birra në një supermarket në Paris, raporton media lokale.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në një supermarket të Monoprix në distriktin e 13-të të Parisit të martën në mbrëmje.


Pamjet tregojnë një burrë me një paketë birre që del nga supermarketi kur ai përballet me një njeri me thikë.

Arma dyshohet se u fsheh brenda mantelit të sulmuesit, i cili sipas mediave të huaja mbante një llojë rrobe myslimane të gjatë, e veshur zakonisht në rajonin Maghreb të Afrikës së Veriut.

Viktima e mbrojti veten me parakrah, ndërkohë që një nga miqtë e tij e kapi sulmuesin nga fyti, duke e detyruar atë të tërhiqej. Viktima njoftohet se ka marrë një lëndim jo të rëndë.

Mediat kanë thënë se i dyshuari ka lindur në Paris në 1996. Ai u arrestua në veri të kryeqytetit francez të mërkurën në mëngjes.

Hetimi fillestar gjeti se radikalizimi nuk ka të bëjë me sulmin, duke shtuar se zyra kundër terrorizmit ende nuk e ka marrë rastin.

Policia ende duhet të përcaktojë motivin e sulmit, dhe nëse sulmuesi e ka njohur viktimën apo jo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori