LAJMI I FUNDIT:

Peshkatari i ri u befasua në momentin që donte të nxirrte peshkun (Video)

Peshkatari i ri u befasua në momentin që donte të nxirrte peshkun (Video)
-->

Në Floridë të Shteteve të Bashkuara, një fëmijë që po peshkonte është befasuar nga krokodili, që ia grabiti peshkun në momentin e fundit.

Ai shihet teksa mbështjellë perin e shkopit, derisa preja që kishte zënë afrohet te bregu, por nuk ia del ta nxjerrë përjashta, transmeton Telegrafi.

Derisa të pranishmit e inkurajojnë të shpejtojë, peshku përfundon te zvarraniku që largohet për në thellësi të ujit.

“Duhet të mësosh se natyra nuk është gjithmonë e drejtë, ndonjëherë edhe të zhgënjen”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, videoja ka marrë shumë pëlqime, si dhe mbështetje për fëmijën që të vazhdojë me peshkimin. /Telegrafi/