LAJMI I FUNDIT:

Pesëvjeçarja Harper Beckham dizajnon bluza për një qëllim madhor

Pesëvjeçarja Harper Beckham dizajnon bluza për një qëllim madhor
-->

Familja e David dhe Victoria Beckham është e para që na vjen në mendje, kur përmenden arritjet. Dhe nuk ka si të ndodhte ndryshe, kur përveç prindërve edhe katër fëmijët numërojnë disa të tilla.

Duke filluar që nga Brooklyn që fotografohet për Burberry Brit, për të kaluar tek Romeo që ka marrë pjesë në pasarelën e markës së njohur angleze, tek Cruz që këndon i shoqëruar nga kitara e tij, e deri tek 5-vjeçarja Harper që ka filluar të ndjekë hapat e së ëmës.

Këtë herë ajo ndihmoi nënën e saj për të dizajnuar një këmishë, që do të nxirret në shitje për bamirësi. Saktësisht kjo bluzë u krijua për Ditën botërore kundër ΑIDS (1 dhjetor), dhe mund të blihet në site-in e Victoria-s (www.victoriabeckham.com). Bluza kushton 84 euro, dhe shuma e mbledhur nga shitjet do të disponohet për parandalimin dhe terapinë e nënave që janë mbartëse të tij në Afrikë.

ce79ab3d0604fd3a7d40b833789c30ae

“Vitet e fundit dizajnoj këmisha posaçërisht për “World Aids Day”, për të sensibilizuar njerëzit dhe për të mbledhur lek për këtë qëllim të shenjtë. Sivjet bëra të njëjtën gjë si vitet e shkuara, me një ndihmë të vogël nga Harper, duke vendosur vizatimin e saj si stampë në këto bluza”, ka thënë Victoria Beckham.

Nëse vizatimi i bluzës ju kujton diçka, është sepse e keni parë në dorën e David Beckham. Ai e ka bërë tatuazh në dorën e tij para një viti.

Babai tatuazh e mamaja bluzë, kjo do të thotë të mbështesësh krijimtarinë e fëmijëve.

Këtë në familjen Beckham mesa duket e bëjnë shumë mirë!

Në trend Femra

Më shumë
Mbretëresha Letizia i rikthehet stilit pranveror me një kostum romantik ngjyrë jargavan

Mbretëresha Letizia i rikthehet stilit pranveror me një kostum romantik ngjyrë jargavan

Moda
Java e 39-të e shtatzënisë: Mbajeni afër çantën e lindjes, bebja vjen shumë shpejt!

Java e 39-të e shtatzënisë: Mbajeni afër çantën e lindjes, bebja vjen shumë shpejt!

Shtatzëna
Tetë modele këpucësh që kombinohen në mënyrë perfekte me funde të shkurtra

Tetë modele këpucësh që kombinohen në mënyrë perfekte me funde të shkurtra

Keshilla Modë
Vaji i bajameve: A mund ta përdorim këtë produkt natyral për të hequr grimin?

Vaji i bajameve: A mund ta përdorim këtë produkt natyral për të hequr grimin?

Grim
Kendall Jenner me një kombinim të rehatshëm që nuk kushton

Kendall Jenner me një kombinim të rehatshëm që nuk kushton

Moda
Një vajzë zbuloi pse femrat e bukura zgjedhin meshkujt më pak tërheqës se ato, videoja e saj mblodhi 10 milionë shikime në TikTok

Një vajzë zbuloi pse femrat e bukura zgjedhin meshkujt më pak tërheqës se ato, videoja e saj mblodhi 10 milionë shikime në TikTok

Femra
Kalo në kategori