LAJMI I FUNDIT:

Pacolli për Trump: Perëndimi preferon biznesmenët, do t’i fitoja presidencialet në Kosovë

Pacolli për Trump: Perëndimi preferon biznesmenët, do t’i fitoja presidencialet në Kosovë

Presidenti i AKR’së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli duke komentuar zgjedhjen e Donald Trup për President të SHBA’ve, po thotë se sikur edhe Kosova të lejonte zgjedhjen direkte të presidentit, atëherë ai do të ishte fitues bindshëm.

Pacolli në një publikim të tij në facebook ka thënë se Trump nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje mes Kosovën, dhe ka treguar bindje se ai do të jetë një nga presidentët më të suksesshëm të SHBA’ve – për shkak të profilit të tij prej biznesmeni.


Postimi i plotë i tij:

Zgjedhja e Trumpit President i ShBA.
– Bota perendimore sot i preferon profilin e biznesmenit per te udhehequr shtetin
– Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të historisë së SHBA sepse profili i politikanit biznesmen eshte profil praktik, qe kerkon vetem rezultate pozitive.
– Trump do të frenojë edhe rritjen e fuqisë dhe ndikimit politik të Rusisë.- Unë e njoh Donald Trump që nga viti 1997.
– Qasja e SHBA ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë me ardhjen e Trump në krye, përkundrazi Kosova vetëm do të ketë përfitime dhe mbështetje më të madhe.
– Kam marrë shumë përgëzime nga kolegët tanë nëpër botë për zgjedhjen e Trumpit.
– A e dini pse nuk po lejohen zgjedhjet presidenciale në Kosovë? Sepse unë i fitoj zgjedhjet bindshëm.
– Kosova ka nevojë për 2 gjëra,
PËR SHTET LIGJOR DHE ZHVILLIM EKONOMIK DHE PUNËSIM. UNË DO TË FOKUSOHEM NË NDËRTIMIN E SHTETIT LIGJOR. NJË SHTET I FORTË LIGJOR DO TI FUSTE NË BURG ATA 20 NJERËZIT PËRGJEGJËS të shkatërrimit të ekonomisë dhe perspektivës së Kosovës.
– Zhvillimi ekonomik i vendit është pjesa ime që e njoh më së miri. Unë e kam planin konkret që sjell rritje ekonomike 10 për qind dhe hapë 80 mijë vende pune cdo vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori