LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka të dyshuar për vrasjen e Bojkut, në bisedë informative disa persona

Nuk ka të dyshuar për vrasjen e Bojkut, në bisedë informative disa persona

Nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e Dilaver Bojkut. Policia është duke punuar në mënyrë intensive në kapjen e autorit. Nga SPB Ohër për TV Shenja thanë se në bisedë informative kanë ftuar disa persona dhe janë realizuar anketa me qytetarët.

Përveç autorit, për MPB-në të paktën zyrtarisht janë ende të panjohura edhe motivet e vrasjes. Në opinion spekulohet se bëhet fjalë për hakmarrje.


Kujtojmë se Dilaver Bojku – Leku u qëllua për vdekje tre ditë më parë me plumb në kokë, në restorantin e tij “Aqua Blue”.

Vrasësi në momentin që ka shtënë ndaj Bojkut, është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas tij janë nisur edhe djali i të ndjerit dhe një person tjetër, të cilët janë ndalur në momentin kur sulmuesi ka filluar të gjuaj me armë zjarri edhe ndaj tyre.

“Bosi i prostitucionit në Ballkan”, siç edhe njihej Bojku, vazhdimisht ka pasur problem me organet e rendit. Kundër tij deri në vitin 2001 janë ngritur 17 padi për ndërmjetësim gjatë prostitucionit.

Në vitin 2003, gjykata i shqiptoi dënim prej gjashtë muajve me burg për tregti me njerëz, por Bojku u largua nga burgu i Strugës.

Dy muaj pas ikjes ai u arrestua në Ulqin dhe u ekstradua në Maqedoni ku u dënua me katër vjet burg. Pas përfundimit të dënimit, Bojku përfshihet në biznes legal në sferën e turizmit dhe hotelierisë./Telegrafi/Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori