LAJMI I FUNDIT:

Një grua tenton të vetëdigjet në Suharekë

Një grua tenton të vetëdigjet në Suharekë

Pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin, një grua në Suharekë ia ka vënë zjarrin banesës, ndërsa është ngujuar vetë brenda. Policia e ka thyer derën dhe e ka shpëtuar 59-vjeçaren, por ajo ka marrë lëndime të rënda.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua 59-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda, nga një zjarr që ka shpërthyer në banesën e saj, në një ndërtese në qendër të Suharekës.

Zjarri besohet se është shkaktuar qëllimisht nga vetë viktima, me një bombolë gazi, duke tentuar t’i japë fund jetës.


Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se nga hetimet e para besohet se 59-vjeçarja kishte tentuar të vetëvritej, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin.

Fqinjët e kanë thirrur policinë, duke thënë se një zjarr ishte shkaktuar nga një grua, banore e ndërtesës dhe se ajo nuk i lejonte t’i ndihmonin ta shuante zjarrin, por ua kishte mbyllur derën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Me këtë rast, një polic është detyruar ta thyejë derën, duke rrezikuar dhe jetën e vet.

“Polici ka arritur ta shpëtojë gruan e lënduar rëndë, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren”, ka njoftuar zëdhënësi Haziri.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Nga shpërthimi i bombolës janë dëmtuar dritaret e banesës, të cilat kanë rënë mbi tri vetura të parkuara në parking, duke i dëmtuar ato pjesërisht.

Hetuesit e policisë së Suharekës, bashkë me krim teknikën, po kryejnë hetimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori