LAJMI I FUNDIT:

Nesimi: Besa dhe LR-PDSH duhet të mësojnë nga Lëvizja Vetëvendosje! (Video)

Nesimi: Besa dhe LR-PDSH duhet të mësojnë nga Lëvizja Vetëvendosje! (Video)

Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile Robert Nesimi për Lajm TV ka folur për veprimtarinë e partive politike shqiptare në Maqedoni, duke i sugjeruar ato të mësojnë nga Lëvizja Vetëvendosje!, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Pik së pari duhet të kenë një ideologji të qartë dhe konzistente ashtu siç e ka pasur VV-ja, të cilën edhe e ka mbrojt me këmbëngulësi. Pika tjetër që mendoj se është e rëndësishme, që mendoj se ka rezultuar me sukses për VV-në, është fokusi te krimi i organizuar dhe te korrupsioni, si problem numër një i shoqërisë shqiptare qoftë në Kosovë, po qoftë edhe tek ne. Mendoj se kjo është çështja që i ka sjellë sukses VV-së, që mendoj se nuk trajtohet sa duhet nga partitë e reja këtu tek ne edhe pse e di që është prioritet numër një, i qytetarëve.” thotë Nesimi. /Telegrafi/