LAJMI I FUNDIT:

Nëntë vjet pas pavarësisë, shteti me probleme të mëdha në drejtësi dhe ekonomi

Nëntë vjet pas pavarësisë, shteti me probleme të mëdha në drejtësi dhe ekonomi

Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociologjike – Sociometri organizoi konferencën me temë “Kosova 9 vjet pas pavarësisë, shtet funksional apo projekt i dështuar”.

Në këtë konferencë u tha se problem më i madh gjatë këtyre viteve të shtet ndërtimit, është dështimi i tërësishëm i arsimimit juridik.


NjohësI i çështjeve të drejtësisë Korab Sejdiu, tha se nëse Kosova nuk ka sistem juridik, nuk mund të zhvillohet as ekonomia as ndonjë sferë tjetër qoftë politika apo gazetaria, të gjitha bazat i kanë në sistemin funksional të drejtësisë.

Sejdiu ndër sfidat tjera ka përmendur edhe ngritjen e njohurive dhe shkathtësive për personelin e drejtësisë, qe ndërlidhet me arsimimin juridik, mungesën e mbikëqyrjes së institucioneve të drejtësisë, siç janë gjyqësori prokuroria, policia etj.

Ndërkohë që ekonomisti Mustafë Kadrijaj lidhur me këtë çështje theksoi se subjektet politike nëpër fushata premtojnë integrime evropiane, zhvillim ekonomik dhe ulje të papunësisë, mirëpo të gjitha këto mbesin vetëm premtime boshe dhe manipulim me qytetarët.

“Të gjitha subjektet politike, përveç që ofendonin njëra tjetrën, me ose pa vetëdije, premtonin një ekonomi të tregut, liberalizim ekonomik, integrime evropiane, rritje ekonomike, zhvillim ekonomik, ulje të papunësisë, duke verbuar dhe manipuluar qytetarin e varfër të Kosovës”, tha Kadrijaj.

Ai ka folur edhe për raportet tregtare që ka Republike e Kosovës, ku sipas tij, debalanci i importit dhe eksportit është një prej dështimeve të Qeverisë së Kosovës.

Kadrijaj tha se Kosova importon 2.2 miliardë euro dhe eksporton 300 milionë euro.

“Një krahasim i importit me eksportin tregon për dështimin e radhës gjatë këtyre viteve, pra me një import 2.2 miliardë euro dhe me një eksport 300 milionë euro. Kur i kthejmë në përqindje këto vlera, i kemi 13.6 për qind eksport dhe 86.4 për qind import”, tha ai.

Kadrijaj shtoi se për të ndryshuar kjo gjendje, qytetari nuk duhet të presë që të vet korrigjohen partitë politike, por duke i penalizuar ato me votë.

Edhe eksperti i sigurisë, Bejtush Gashi, tha se Kosova edhe në aspektin politik është në mes vullnetit të brendshëm kosovar dhe kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare që ka prodhuar një status që aktualisht e ka, dhe në të njëjtën kohë komplet infrastruktura e saj të sigurisë të ndërtuar e mbështetur në këto standarde.

Në këtë konferencë kanë folur edhe sociologë, gazetarë dhe persona tjerë të fushave të ndryshme. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori