LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta aktori dhe skenaristi, Lazër Filipi

Ndahet nga jeta aktori dhe skenaristi, Lazër Filipi

Aktori dhe skenaristi i madh shqiptar, Lazër Filipi është ndarë sot nga jeta në moshën 95 vjeçare.

Gjatë karrierës së tij, artisti shkodran interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj.


Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Por me të njëjtin pasion, aktori Filipi interpretoi edhe në shumë filma artistikë në kinematografi.

Lazër Filipi lindi më 7 shkurt 1921 në Shirq të Shkodrës. Edukimin bazë e mori në vendlindje ku si nxënës i Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni, u shqua duke luajtur pjesë të vogla në aktivitetet teatrale të vëna në skenë nga vetë “Mësuesi i Popullit”.