LAJMI I FUNDIT:

Mustafa përuroi palestrën e re sportive në Kamenicë

Mustafa përuroi palestrën e re sportive në Kamenicë

Duke uruar për këtë objekt shumë të rëndësishëm  për qytetin e Kamenicës, kryeministri Mustafa tha se qytetarët e meritojnë një objekt të tillë i cili i plotëson nevojat e të rinjve, të sportistëve dhe të qytetarëve.

“Është një investim i merituar, dhe konsideroj se është një rezultat i një pune të përbashkët edhe i Komunës, Ministrisë, pushtetit lokal, pushtetit qendror”, theksoi kryeministri Mustafa, duke shtuar se kontinuiteti i ndërtimeve të tilla do të vazhdojë.


Më tej, kryeministri Mustafa tha se Kosova dhe gjendja e qytetarëve do të përmirësohet me punë të përbashkët.

Kryeministri Mustafa uroi që ky objekt të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë, duke shprehur dëshirën që të ketë më shumë sportistë, më shumë të rinj që do të merren me sport, me aktivitete kulturore dhe aktivitete tjera,  për çfarë, siç theksoi kryeministri Mustafa, me këtë objekt u krijuan kushte shumë të volitshme.

Nga ana e tij, ministri i Kulturës, Kujtim Shala tha se kjo palestër është një nga projektet e rëndësishme të Qeverisë, i përmbushur për Komunën e Kamenicës.

“Unë ju uroj për këtë sallë, për këtë palestër kaq të bukur dhe ju siguroj që investimet do të vazhdojnë. Qeveria do të përkrahë investimet dhe brenda këtij viti do të vazhdojmë investimet bashkë me komunën për ndërtimin e stadiumit të ri”, theksoi ministri Shala, duke shtuar se do të shihen projekte të reja sipas kërkesës dhe sipas nevojës së qytetarëve dhe sipas mundësive që ekzistojnë.

Ndërkaq, kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, tha se kjo palestër ka qenë projekt dhe premtim i përbashkët që punët të finalizohen në këtë mandat.

“Sot, ndihemi të gjithë të kënaqur dhe besoj të lumtur, e sidomos për sportdashësit e komunës sonë. Dëshirojmë që të shfrytëzohet në mënyrë efikase dhe ta shfrytëzojnë në tërë kapacitetin që është në këtë sallë”, theksoi kryetari Sinani, duke përkujtuar edhe angazhimin e përbashkët të Komunës dhe Qeverisë për përfundimin e kësaj palestre moderne sportive.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori