Nëse keni pësuar sulm në zemër, rikthimi në jetë seksuale mund t’ju bëjë të ndjeni pak frikë
Megjithatë, kjo dukuri mund të sjellë me vete edhe një përfitim të rëndësishëm shëndetësor – e veçanërisht nëse përdorni ilaçe të caktuara për probleme me ereksion.
Fjala është për përdorimin e ilaçeve si viagra, pasi përdorimi i tyre pas sulmeve të zemrës e mbron zemrën dhe i zvogëlon rreziqet e vdekjes së parakohshme – të paktën kështu thotë një studim i ri nga Suedia, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit i kanë monitoruar mbi 43,000 meshkuj për tri vite me radhë, të cilët u ishin nënshtruar tretmanëve pas sulmeve të zemrës. Nga tërë këta meshkuj, vetëm 7 për qind prej tyre u ishin dhënë medikamente për problemeve me ereksion.
Hulumtuesit kishin zbuluar se meshkujt të cilët ishin trajtuar për probleme me ereksion kishin qenë 40 për qind më pak të prirë të sëmuren prapë në zemër, dhe 33 për qind prej tyre kishin qenë më pak të prirë të vdesin nga çfarëdo shkaktari i vdekjes.
Kjo i kishte shtyrë shkencëtarët të hulumtojnë më thellë dhe e kishin kuptuar se vetëm një lloj i ilaçeve e kishin pasur këtë efekt dhe fjala është për hapat PDE5, siç është Viagra apo Cialisi.
Sidoqoftë, më shumë hulumtime duhet të bëhen rreth kësaj ndërlidhjeje, ndërsa doktorët sigurojnë se marrja e ilaçeve për probleme me ereksion – siç është viagra – është një gjë e sigurt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë