LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë javës së ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme  mbi vendin tonë do të mbajë mot jo stabil.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu”, thuhet në njoftimin e IHK.


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë, deri në 30 gradë  Celsius në ditët në vijim. Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/