LAJMI I FUNDIT:

Momenti i shumëpërfolur: Shikimi Macron-Melania Trump (Video)

Momenti i shumëpërfolur: Shikimi Macron-Melania Trump (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump, ndodhen në Paris për Festën Kombëtare të Francës, 14 Korrik.

Por, kamerave nuk u ka shpëtuar një detaj interesant gjatë takimit të Presidentit francez Emmanuel Macron me Zonjën e Parë të SHBA, Melania.


Një fotografi po qarkullon në internet dhe po komentohet gjerësisht. Është fjala për shikimin që Presidenti Macron i ka dhënë bashkëshortes së Presidentit Trump, transmeton tvklan.

Të dy udhëheqësit, Trump dhe Macron ndoqën paradën ushtarake të Francës për Ditën e Bastijës. Plot 11 mijë forca policore u angazhuan për të garantuar sigurinë.