LAJMI I FUNDIT:

Momentet më bizare të samitit të NATO-s (Video)

Momentet më bizare të samitit të NATO-s (Video)

Dje në Bruksel është mbajtur samiti i NATO-s, në të cilin janë mbledhur liderët e shteteve anëtare, kurse vëmendje të veçantë ka marrë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili kohë më parë ka bërë boom me deklaratën rreth NATO-s të cilën e ka quajtur organizatë të vjetruar.

Dhe derisa të gjithë liderët e shteteve anëtare po bëheshin gati për fotografinë e përbashkët në tepihun e kuq, disa prej tyre kanë bërë gjeste të pazakonta që t’i bien në sy Donald Trumpit, derisa disa tjerë kanë bërë të pamundurën që t’i afrohen në momentin e shkrepjes së fotos, transmeton Telegrafi.


Por, ndodhi e kundërta, Trump dhuroi spektakël në momentin kur shtyu kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviqin në mënyrë që të rreshtohet i pari, veprim ky që ka nxitur kritika të ashpra në gjithë botën.

Megjithatë, momentet bizare nuk përfunduan më kaq, pasi në ato momente është kapur edhe një shikim interesant mes Angela Merkelit dhe presidentit të ri francez Emmanuel Macron, të cilët ishin në rreshtin e dytë.

Por vëmendje të veçantë fitoi edhe i pari i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili nuk arriti të përmbahet derisa Trump po mbante një fjalim, dhe kështu u filmua duke buzëqeshur.

Presidenti amerikan nuk u ndal me kaq, pasi në një moment dëshironte t’i tregonte botës se cili lider evropian është i preferuari i tij. Presidentin e ri francez Emmanuel Macron, Trump e kishte përqafuar sa herë që i është dhënë rasti, dhe në disa momente i kanë shtrënguar duart në një mënyrë të pazakontë.

Por hiq më keq nuk ia la as presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, e cila gjatë gjithë kohës mundohej që t’i afrohej Trumpit, pas të cilit qëndronte në çdo moment. /Telegrafi/