LAJMI I FUNDIT:

Misteri i vajzave me “Smart” që u takuan me viktimat para atentatit: Policia zbardh detajet e vrasjes (Video)

Misteri i vajzave me “Smart” që u takuan me viktimat para atentatit: Policia zbardh detajet e vrasjes (Video)

Një ditë pas vrasjes mafioze në Sukth, policia ka dalë me një deklaratë.

“Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi:


Më datë 25.04.2017, rreth orës 13:40, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, në automjetin tip Audi S8, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Ervin Dalipaj 38 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim për veprën penale të “rrëmbimit të personit”) dhe Xhino Dauti 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vrasje).

Më të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët këqyrën vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

-32 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm;

-një predhë bërthame;

-në pjesën e brendshme të automjetit Audi S8 u gjetën një armë zjarri pistoletë model 54, 15 fishekë, disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja (euro).

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 18 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë mësohet se automjeti luksoz drejtohej nga 27-vjeçari Juxhin Dauti.

Sipas News24, Dalipajt iu gjetën pesëmijë euro dhe pistoleta.

Të dy viktimat u takuan para atentatit me dy vajza që udhëtonin me një mjet tip Smart.

Policia ka nisur kërkimet për të gjetur vajzat, me shpresë se do zbardhë ndonjë të dhënë për krimin.

Mësohet se makina Audi S8 ishte marrë nga një koncesionar me qira.

Automjeti i autorëve nuk është pikasur nga kamerat e sigurisë. /mapo.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori