LAJMI I FUNDIT:

Marinari: Na e rrëmbyen anijen në Jemen

Marinari: Na e rrëmbyen anijen në Jemen

Një nga marinarët e anijes “EOS”, ngarkuar me armë dhe që drejtohej nga një kapiten shqiptar, deklaron se anija e tyre është rrëmbyer në Jemen.

Janis Dhakaris, mekaniku i anijes pas qëndrimit njëmujor në një burg të Mukallës, në Jemen, është kthyer në shtëpinë e tij në Athinë. Ai tregon dokumentet e ngarkesës me armë që kapiteni i anijes Arif Bakillari ia ka dhënë për t’i treguar mediave.

Kapiteni, së bashku me oficerin e parë dhe kryemekanikun, që të tre shqiptarë, si dhe dy marinarë indianë ndodhen të burgosur në Jemen.


I përlotur 63-vjeçari tregon se bashkëvujatësit e tij janë mirë me shëndet, me gjithë kushtet çnjerëzore ku po mbahen. Ai hedh poshtë aludimet se ngarkesa mund të ishte e paligjshme dhe tregon dokumentet zyrtare.

Sipas rrëfimit të tij, pas ngarkimit të anijes me armatim për llogari të një kompanie serbe me destinacion Irakun, anija u kontrollua dhe vulos në portin grek të Astakos, në veri të Patras.

Në vazhdim “Eos” iu drejtua Turqisë, ku pasi u verifikua, mori sërish ngarkesë për portin e Aleksandrisë në Egjipt e në vazhdim, e shoqëruar nga anijet e NATO-s, iu drejtua Gjirit të Adenit në Jemen.

“Anijet e NATO-s na shoqëruan deri në Mombasa, në vazhdim, deri në Aden, ishim vetëm. Mbasi shkarkoi një pjesë të ngarkesës së saj, “Eos” mori sërish rrugën në drejtim të Irakut, ku dhe do të përfundonte itinerarin dhe do të kërkonte sërish ngarkesë për t’u rikthyer në Mesdhe. Gjatë rrugës, rreth datës 15 dhjetor, anija dëmtoi një piston dhe mbeti pa karburant. Pasi njoftuam kapitenerinë e portit Mukala në Jemen lidhur me defektin, si dhe detaje të tjera të udhëtimit tonë, na njoftuan të hynim në port ku dhe riparuam defektin dhe u furnizuam. Por rreth 100 policë dhe ushtarë erdhën në anije dhe pasi panë ngarkesën ikën. U rikthyen sërish të nesërmen dhe kërkuan që të hapej ngarkesa por kapiteni nuk pranoi, pasi hambarët ishin të vulosur. Dëgjova me veshët e mi që një oficer i ushtrisë së Jemenit tha se ‘kjo ngarkesë më pëlqen dhe do ta mbaj’. Jam i bindur se ata e donin ngarkesën sepse ajo kushton miliona dollarë. Një moment na zbritën nga anija dhe pa asnjë akuzë na dërguan në burg, në një qeli me 50 vetë të tjerë. Na dhanë dy dyshekë, për ushqim një qese oriz me miza. Kushtet ishin çnjerëzore. Rojet rrihnin me shkopinj dhe tuba llastiku të burgosurit. Nuk bëhet fjalë për të drejta njerëzore. Në Jemen nuk ka të drejta njerëzore”, tregon Dhakaris për TCH.

Marinari grek tregon se mundi të komunikojë me ambasadën greke në Jemen dhe me konsullatën e Irakut. Ata dërguan menjëherë ushqime, veshmbathje dhe asistuan me ndihmë. Falë ndërhyrjes së tyre, marinarët u kthyhen në anije ku mbahen të izoluar, ndërsa kapiteni shqiptar qëndron në spital.

“Unë besoj se u rrëmbyem me gjithë ngarkesën. Për fatin tim, unë munda të lirohem, por tre marinarët shqiptarë dhe dy indianët nuk kanë asnjë ndihmë tani që unë nuk jam më aty. Ambasada greke nuk mund të ndihmojë më. Ndërsa ambasada shqiptare nuk iu përgjigj asnjëherë qindra telefonatave tona”, shton Dhikaris.

Duke transmetuar thirrjen për ndihmë të marinarëve shqiptarë, kolegu i tyre grek thotë se qeveria shqiptare, presidenti dhe autoritetet duhet të angazhohen për të shpëtuar marinarët e marrë peng në Jemen sepse ata janë të pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori