LAJMI I FUNDIT:

Mabetex të ndërtojë stadiumin e Interit?

Mabetex të ndërtojë stadiumin e Interit?

Gjiganti italian, Interi, ka filluar punën në kërkimin e kompanisë për ndërtimin e stadiumit të ri, ndërsa drejtuesit e klubit më të madh italian kanë zhvilluar negociata me kompaninë kosovare, Mabetex.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është takuar me vëllezërit e Behxhet Pacollit, pronarit të Mabetex, me të cilët ka biseduar mbi projektimin e stadiumit të ri.

“Massimo Moratti ka qëndruar për vizitë në kompaninë tonë. Këtë e ka bërë për të parë funksionet e kompanisë, çfarë kompanie jemi, duke shprehur njëkohësisht interesimin që ne ta bëjmë projektimin e stadiumit, që ndoshta në të ardhmen ta shikojmë edhe mundësinë e ekzekutimit të punëve. Janë biseda preliminare, ende nuk ka asnjë projekt, ende nuk është shpallur tenderi”, ka thënë Selim Pacolli për OraInfo.


Agim Pacolli (majtë), Massimo Moratti (mes), Selim Pacolli (djathtë) dhe përfaqësues të tjerë u takuan për të biseduar rreth stadiumit, Foto: Telegrafi.

Për kompaninë Mabetex fitimi i tenderit për ndërtimin e stadiumit të Interit nuk është prej projekteve më të rëndësishme të kompanisë. Tenderi nuk është hapur ende, por Selim Pacolli është shumë optimist.

“Po pritet të hapet tenderi. Është logjistika e klubit të futbollit të Interit. Ata janë duke punuar në këtë drejtim. Mbi të gjitha është edhe ajo që Behgjet Pacolli është mik me presidentin e Interit, Massimo Moratti, dhe faktikisht mund të jetë edhe kjo njëra prej interesave dhe referencave që ta fitojmë këtë projekt”, përfundoi Pacolli.

Interi ka filluar të mendojë për ndërtimin e stadiumit të ri, që do të kushtojë 550 milionë euro dhe do të ketë 66 mijë ulëse. Nga jashtë stadiumi pritet të jetë sikurse Allianz Arena i Bayernit, kurse nga brenda sikurse Emirates i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori