LAJMI I FUNDIT:

Llalla: Policia shmang prokurorinë nga asgjësimi i drogës

Llalla: Policia shmang prokurorinë nga asgjësimi i drogës

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur shqetësimin e tij për nivelin e ulët të identifikimit të trafikantëve të lëndëve narkotike në vend nga ana e institucioneve ligjzbatuese.

“Është shqetësues fakti se nga strukturat e tjera ligjzbatuese, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë territorin dhe verifikojnë këto raste, ka një përqindje shumë të ulët të autorëve të këtyre veprave penale” —u shpreh Zoti Llalla në një konferencë për shtyp, ditën e sotme.


Prokurori Llalla tha se shmangia e prokurorisë në administrimin e provave materiale, veçanërisht në rastin e lëndëve narkotike, përbën shkelje ligjore. Ai tha se:

Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, asgjësohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjësohen këto lëndë narkotike.

Në të gjitha rastet, lënda narkotike ashtu si çdo provë tjetër do të asgjësohet në prani të Prokurorit.

Ai i bëri thirrje të gjithë prokurorëve të denoncojnë rastet kur provat material asgjësohen në kundërshtim me ligjin.

“Ju rikërkoj që të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjëson në mënyrë të kundërligjshme të fillojnë hetimet nëse kjo lëndë narkotike apo çdo lëndë tjetër, provë materiale nuk asgjësohet ose administrohet në mënyrën e parashikuar në ligj të fillojnë hetimet dhe të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët”, tha Prokurori i Përgjithshëm Llalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori