LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Kuvendi e Qeveria nuk votohen në të njëjtën ditë

Lekaj: Kuvendi e Qeveria nuk votohen në të njëjtën ditë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka pohuar se ata tashmë i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe formimit të Qeverisë.

Ai pas regjistrimit si deputet i kësaj legjislature, ka thënë se Qeveria pritet të formohet së shpejti.


“Sa i përket seancës, ne mendojmë që Parlamenti i Kosovës, do të konstituohet më 3 gusht, do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët, që është procedurë që të jetë i përfunduar konstituimi i kuvendit, që lë hapësirë pastaj për krijimin e Qeverisë. Ne e kemi thënë që nuk ka vonesa, do të mundohemi që në kohën më të shkurtër të mundshme të formohet Qeveria. Kur jemi tek numrat, them që e kemi mbështetjen e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që e kanë marrë besimin e qytetarëve dhe këta janë të mjaftueshëm për krijimin e institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a ka mundësi që dhe Qeveria të krijohet në të njëjtën ditë me Kuvendin, më 3 gusht, Lekaj tha se qeveria do të formohet në kohën më të shkurtë të mundshme, por s’është e thënë që të formohet po atë ditë.

“Sa i përket votimit të Qeverisë së Kosovës, ne mendojmë që do t’i kemi parasysh ligjet e Kosovës, rregulloren e kuvendit dhe në kohën më të shkurtë të mundshme, do të formohet Qeveria”, tha ai.

Ndërsa sa i përket kushteve të vëna nga partitë minoritare në këmbim të votës, Lekaj tha se Haradinaj nuk bënë kompromise të dhimbshme që janë në disfavor të Kosovës, por se ai do t’u jap atyre vetëm ato që u takojnë me ligje dhe Kushtetutë dhe asgjë më shumë.

Edhe lideri i Nismas, Fatmir Limaj, i cili u regjistrua sot si deputet i Kuvendit të Kosovës, tha se vendi ka nevojë që sa më shpejtë të formohen institucionet.

Ndërsa çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, sipas tij, e cakton ligji, e që i takon partisë së parë fituese. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori