LAJMI I FUNDIT:

Ky është lajmi i hidhur për të gjithë adhuruesit e qenve…

Ky është lajmi i hidhur për të gjithë adhuruesit e qenve…

Stanley Coren shpjegon për Pscyhology Today se kur e përqafojmë një qen, ne vetëm ia rritim nivelet e shqetësimit dhe stresit.

Pse? Sepse kur e përqafojmë e bëjmë të ndjehet i rrethuar dhe i paaftë për t’u larguar nga rreziku. Këtë mund ta vëreni edhe nëse shikoni fotografi të njerëzve duke i përqafuar qentë.


cuddling a pug

Shenjat e shqetësimit apo stresit te qentë janë: ulja e veshëve, lëpirja e buzëve etj. Nëse qeni juaj i bën këto gjatë kohës kur e përqafoni, atëherë duhet të dini se është duke kërkuar ta lini të qetë.

Coren ka shikuar 250 fotografi të rëndomta të qenve duke u përqafuar dhe në 81.6% të fotografive qentë kishin qenë duke shfaqur shenja të stresit dhe shqetësimit. /Telegrafi/