Dhimbja e kokës, nuk është një shqetësim vetëm i moshës madhore. Mund të godasë dhe fëmijët në moshën shkollore.
Zakonisht nuk bëhet fjalë për dhimbje të forta, por për një shqetësim të vazhdueshëm; edhe pse fëmija mund të ankohet arrin të vazhdojë pa ndërprerje aktivitetin e tij, transmeton Telegrafi.
Nëse shqetësimi përsëritet vazhdimisht (çdo pesëmbëdhjetë ditë) është mirë që të bëhet një vizitë mjekësore: pediatri do të përpiqet të kuptojë nga së varet dhe të marrë masat e duhura.
Shkaqet
Mund të jenë të ndryshme arsyet që mund të shkaktojnë dhimbjen e kokës. Le të shohim disa prej tyre.
• Një problem shikimi. Kush nuk sheh mirë, dhe përpiqet duke picërruar sytë, lodhet. Nga këtu tek dhimbja e kokës, hapi është shumë i vogël.
• Stresi. Mund të jetë dhe fakti që fëmija ndoshta po jeton një periudhë veçanërisht të tensionuar. Ndoshta në shtëpi atmosfera nuk është shumë e mirë ose impenjimet në shkollë po bëhen gjithnjë e më të vështira. Shpesh fëmijët vuajnë nga dhimbja e kokës para një ngjarje të rëndësishme (një provimi ose ndeshje futbolli).
• Ambienti i ri. Edhe një vend i ri dhe i panjohur mund të shqetësojë dhe t’i shkaktojë dhimbje koke. Shqetësimi mund të shfaqet gjatë ditëve të para të pushimeve kur fëmija ende nuk është mësuar me ambientin, klimën dhe zakonet e reja. Ose kur transferohet diku tjetër.
• Pozicioni i keq i trupit. Pas një dhimbje koke mund të fshihen probleme shumë më të rëndësishme. Në rast se është e nevojshme pediatri do të këshillojë analiza më të hollësishme për t’i përcaktuar shkaqet dhe për t’i parandaluar ato.
Si të silleni
• Para së gjithash, këshillohet t’i bëhet fëmijës një vizitë okulistike, për të përcaktuar problemet e mundshme të shikimit. Është e rëndësishme t’i mësohet se si të qëndrojë në bankë. Shpina duhet të qëndrojë drejt dhe këmbët të mos varen në karrige.
Është mirë që librin të mos e vendosë direkt mbi tavolinë, por mbi një diçka tjetër që të mund të krijohet një kënd i përshtatshëm leximi. Kësisoj qafa nuk është e detyruar të bëjë sforcime të vazhdueshme.
• Pastaj duhet të sigurohemi që fëmija është i qetë dhe dhimbja e kokës të mos jetë shenjë ankthi dhe shqetësimi. Nëse prindërit janë të qetë, edhe fëmija do të jetë i tillë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre