LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Transferimi i Neymarit te PSG do të ndryshojë gjithë futbollin

Klopp: Transferimi i Neymarit te PSG do të ndryshojë gjithë futbollin

 Jurgen Klopp pretendon se konfirmimi i transferimit të Neymarit në PSG do të “ndryshojë gjithçka” në futbollin modern.

PSG është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurove për yllin e Barcelonës dhe t’i ofrojë atij një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, e cila përfshin një numër bonusesh, duke përfshirë një avion privat që ta kthejë atë në Brazil sa herë që dëshiron.


Neymar largohet, vjen Dybala?
Lexo po ashtu Neymar largohet, vjen Dybala?

Klopp ka ndalur interesimin për një nga yjet e tij brazilian këtë javë, me Liverpoolin që ka refuzuar një ofertë prej 72 milionë eurosh nga Barcelona për Philippe Coutinhon.

Megjithatë, trajneri beson se lëvizja e Neymarit në PSG mund të ketë pasoja masive për futbollin si një i tërë, nëse ai vërtetë do të transferohet atje.

PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit
Lexo po ashtu PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit

“Ka shumë zëra përreth, një prej tyre janë zërat për Coutinhon”, ka thënë Klopp për Liverpool Echo, përpara ndeshjes së Liverpoolit ndaj Leicester Cityt.

“Nëse Neymar nuk është vetëm një fjalë atëherë ‘pffff’ është më shumë se një nivel tjetër, nuk është me të vërtetë nga ky planet më”.

“Me të vërtetë, dyqind e njëzet e dy milionë euro? Unë vërtet nuk mund të besoj se diçka e tillë do të ndodhte, por nëse ndodh atëherë ndryshon gjithçka”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori