LAJMI I FUNDIT:

Kjo mund të jetë arsyeja se përse ndjeheni të lodhur tërë javën

Kjo mund të jetë arsyeja se përse ndjeheni të lodhur tërë javën

A jeni një nga njerëzit të cilët flenë shumë gjatë vikendeve? A jeni adhurues i netëve së të premtës? A preferoni të qëndroni vonë të shtunën mbrëma duke shikuar ‘Netflix’?

Një studim i ri nga Universiteti i Arizonës ka pohuar se ndryshimet e sistemit të gjumit gjatë vikendeve mund të shpijnë në shëndet më të dobët.


Duke e quajtur këtë fenomen si “lodhje sociale”, asistentja hulumtuese Sierra B. Forbus ka sugjeruar se ndryshimi i ciklit të gjumit gjatë vikendeve mund të jetë arsyeja se përse shumë njerëz ankohen se ndjehen të lodhur gjatë tërë javës.

Thënë më thjeshtë, duke qëndruar vonë gjatë vikendeve për arsye sociale mund t’ju shpijë në “lodhje sociale”.

Studimi, i publikuar në American Academy of Sleep Medicine, ka zbuluar se personat e tillë, pra që e ndryshojnë ciklin e gjumit gjatë vikendeve, mund të ballafaqohen me shëndet më të dobët, lodhje më të madhe dhe diskonim më të keq. /Telegrafi/