Një punë e dukshme është bërë në fshatin Dobërlluk të Vushtrrisë nga Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS.
Nga këto investime të kompanisë, 201 familje të kësaj ane kanë zgjidhur problemet e mëdha energjetike që kishin me vite të tëra dhe kanë rritur sigurinë për kalimtarët.
Fshati ka marrë një pamje krejt të re dhe banorët shprehen tepër të entuziazmuar dhe falënderojnë KEDS-in që me këto investime u ndihmojnë shumë edhe në punët bujqësore.
“Përmes stallës së lopëve më kalonte një kabllo dhe kur frynte era e kaplonte flaka stallën. Tani ndjehem i sigurt dhe rri pa frikë. Për punën që ka bërë KEDS-i në fshat e vlerësoj me notën 10 dhe e falënderoj shumë,” thotë Zymer Merovci, banor i Dobërllukut.
“Veç siguri që ka boll është, sepse kur frynte era telat binin në tokë dhe rreziku ishte tepër madh, e lene ma që na u ka përmisu tensioni dukshëm”, thotë Muharrem Kutllovci, banor i fshatit Dobërlluk të Vushtrrisë.
Gjatë realizimit të punimeve në këtë projekt është bërë implementimi i 124 shtyllave të tensionit të ulët, 30 shtylla të tensionit të mesëm, 6224m rrjet i tensionit të ulët dhe 945 m rrjet i tensionit të mesëm. Gjithashtu është vendosur edhe një trafoblind, ku fuqia e transformatorit është 630 kVA.
Me vendosjen e kabllove bistekë për tensionin e ulët është rritur siguria energjetike për konsumatorët.
Në këto lokalitetet si edhe në të tjerat është bërë demontimi i rrjetit të vjetër që ka kaluar përmes pronave private dhe është dislokuar përreth rrugëve të lagjeve.
Ky është pjesë e investimeve që po bën KEDS-i për përmirësimin e shërbimeve të konsumatorëve anekënd Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën