Kanakarët tuaj shtëpiakë mund t’i shëroni me barna natyrale
Pronarët nganjëherë janë të kujdesshëm kur është fjala për barnat natyrale për qentë, edhe pse disa syresh mund t’u ndihmojë kanakarëve që të ndihen më të qetë dhe më të kënaqur
Barnat natyrale natyrisht bashkë me ndihmën profesionale mund t’u ofrojnë qenve jetë të lumtur dhe të gjatë.
Përbërësit të cilët i keni gjithmonë në shtëpi mund të përdoren për shërimin e disa sëmundjeve të qenit tuaj.
Fatmirësisht, këto barna janë natyrale dhe nuk shkaktojnë kurrfarë shpenzimesh dhe mund të jenë të mira për kafshët. Natyrisht, por më parë konsultohuni me veterinerin tuaj, transmeton Telegrafi.
1. Jogurti i shijshëm i rëndomtë është një ëmbëlsirë e shëndetshme për qenin tuaj. Bakteret acidofile në jogurt mbajnë nën kontroll bakteret “e këqija” në zorrët e qenit tuaj. Nëse qeni juaj është duke u shëruar me antibiotikë, një sasi e vogël jogurti (të cilin mund t’ia jepni çdo ditë) do t’i ndihmojë që të mos zhvillohen infeksionet kërpudhore.
Infeksionet e tilla posaçërisht sulmojnë këlyshët, andaj pak jogurt, acidofil apo djathë të freskët lope do t’i ndihmojë. Shmanguni vetëm qumështit dhe mazës.
2. Çaji i kamomilit ka veti dezinfektuese natyrale të cilat zbusin jo vetëm lukthin tuaj, por edhe lukthin e qenit tuaj. Gjithashtu mund t’i bëjë më të përballueshme edhe irritimet e buta të lëkurës. Në atë rast, çajin ftoheni dhe lyeni pjesën e përfshirë të lëkurës.
Qeni juaj menjëherë do të ndihet më mirë. Me çaj të ftohtë kamomili mund t’ia pastroni edhe sytë, nëse ka pirrje që të ftohet.
3. Qeni, të cilit i kruhet lëkura, mund të bëhet i papërshtatshëm, posaçërisht nëse ai problemin e tij e zgjidh duke u fërkuar në secilën pjesë të mobilieve që i ndodhet afër.
Blini tërshërë të bluar imët (si qull tërshëre) dhe përzieni gjatë larjes me ujë të ngrohtë. Me siguri qeni do t’ju falënderojë, na besoni. Qentë me alergji lëkure, infeksione dhe sëmundje të tjera menjëherë do të ndihen më mirë.
4. Vitamina E nuk është e mirë vetëm për rrudha në fytyrë dhe zgjidhje të problemeve të tjera të cilat i keni me lëkurën, ajo është e mirë edhe për lëkurën e thatë të qenit tuaj.
Nëse ka probleme të tilla mund t’i bëni masazh vaji me vitaminën E, apo mund t’i jepni tabletë me vitaminë E (nga e cila qimet do t’i bëhen të shkëlqyera). Mirëpo, nëse dëshironi që vitaminën t’ia jepni nëpërmjet gojës, më parë konsultohuni me veterinerin tuaj, në mënyrë që t’jua rekomandojë dozën.
5. Lëngjet e pashije me elektrolite (uji me elektrolite apo përbërësit elektrolite në pluhur që mund të blihen në barnatore) nuk u ndihmojnë vetëm sportistëve që të kompensojnë lëngjet pas ushtrimeve apo edhe bebeve ua kompensojnë pas sëmurjes, por mund t’i ndihmojnë edhe kanakarit tuaj në qoftë se ka pasur diarre apo ka vjellë.
Konsultohuni me veterinerin për dozat e këtyre preparateve.
6. Qentë janë sikur fëmijët, nëse nuk kujdeseni shumë (bile edhe nëse e bëni atë), herët a vonë do të lëndohet, madje edhe mund t’i ënjtet trupi. Zbutjani dhembjen dhe ënjtjen me ndihmën e larjes me ‘kripë të hidhët’ (sulfat magnezi, e cila mund të blihet në çdo barnatore dhe e cila edhe te njerëzit përdoret për zbutjen e dhembjeve reumatike dhe të artritisit).
Nëse nuk mund ta njomni me tretje të hidhët të kripës pjesën e lënduar (dy herë në ditë nga pesë minuta), atëherë me atë tretje njomni një peshqir të vogël apo një gazë dhe vërjani në plagë.
7. Qeni ka pleshta? Pasi që t’i keni eliminuar, sipas rekomandimit të veterinerit, akoma do të keni probleme me pleshtat në shtëpinë tuaj. Këtë problem mund ta zgjidhni me pluhur boraks (tetraborat natriumi, pluhur i bardhë kristali. Boraksi është shpesh mjet antibakterial dhe ekologjik për pastrimin e sipërfaqeve nëpër shtëpi, por edhe për larje të rrobave.
Në qoftë se përdoret drejt, nuk ekziston kurrfarë rreziku nga veprimi i dëmshëm. Mund ta blini në çdo barnatore). Hidhni pak boraks nëpër dysheme dhe tepih dhe pastaj fshijeni me thithëse pluhuri. Kjo është mënyra shumë efikase që t’i shfarosni ata pleshta të mërzitshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre