LAJMI I FUNDIT:

Juve kthehet për të fituar

Juve kthehet për të fituar

Juventusi ka arritur ta mposhtë Cagliarin në Ennio Tardini me rezultat 3-1, edhe pse ishte në disavantazh deri pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar takimi.

Mysafirët nuk ishin aq të rrezikshëm në pjesën e parë të lojës, në të cilën pësuan një gol.

Arbitri ia dhuroi ekipit vendas një penalti, të cilën e konvertoi në gol Mauricio Pinilla (16’).


Në pjesën e dytë, Bianconerët shënuan me anë të Asamoah, por arbitri e anuloi. Ndërsa xhirimet treguan se mesfushori bardhezi ka merituar së paku një penalti.

Në vazhdim, Davide Astori u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (65’) pas një ndërhyrjeje nga prapa ndaj Giovincos dhe Juve e pati superioritetin numerik në minutat e mbetura.

Arbitri më në fund vendosi t’ua jepte mysafirëve një penalti, të cilën dështoi ta konvertonte në gol Arturo Vidal.

Mirëpo, ofensiva e lojtarëve me fanellat bardhezi vazhdoi. Pas goditjes së Vucinic, aty ishte Alessandro Matri për ta barazuar rezultatin (75’).

Sulmuesi italian u tregua zëvendësim i duhur, pasi që shënoi edhe golin e dytë (90’+2), kundër ish klubit të tij. Asistim ishte i Vidal që u duk se e ndali topin me duar.

Për kënaqësinë e tifozëve Bianconerë u përkujdes Mirko Vucinic (90’+5), pas asistimit të Giovincos.

Pas kësaj ndeshjeje, diferenca e Juventusit me përcjellësin e parë, Inter, është ngritur në dhjetë pikë. Por, Nerrazzurët mund ta ngushtojnë nëse nxjerrin rezultat pozitiv ndaj Genoas. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori