LAJMI I FUNDIT:

Johnson: Rrezikojmë të kthehemi në sistemin ku i forti sulmon të dobëtin

Johnson: Rrezikojmë të kthehemi në sistemin ku i forti sulmon të dobëtin

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha sot se nëse dështojmë në ruajtjen e rendit demokratik, atëherë rrezikojmë të kthehemi në sistemin e vjetër brutal, në të cilin i forti sulmon më të dobëtin.

Johnson ka vlerësuar rolin e Britanisë në NATO, duke e përshkruar Aleancën si një gurthemel të sigurisë në Evropë.


Ai ka thënë se Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka të drejtë kur thotë se shtetet anëtare të NATO-s duhet të kontribuojnë më shumë me shpenzime në mbrojtjen e tyre.

“Nuk mund të arsyetohet me faktin se një nga aleatët e NATO-s, Amerika, mbulon rreth 70 për qind të përfitimit për mbrojtjen e Aleancës, ndërsa 27 vendet të tjera, kanë vetëm 30 për qind”, tha Johnson.

Johnson tha se Britania edhe pse është larguar nga Bashkimi Evropian, nuk do të thotë se është mbyllur në vetvete.

Sipas tij, është e nevojshme të dyfishohet gatishmëria për të ruajtur dhe për të mbrojtur rregullat e mira të rendit ndërkombëtar.

“Nëse ne dështojmë, atëherë ne rrezikojmë të kthehemi në sistemin e vjetër edhe më brutal, në të cilin i forti sulmin më të dobëtin”, tha ai dhe shtoi se Britania do të ketë një rol kryesor në udhëheqjen e  politikave globale.