LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga kujton ditën më të veçantë të punës së saj

Jahjaga kujton ditën më të veçantë të punës së saj

Sot në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë, ish Presidentja Atifete Jahjaga foli mbi rëndësinë e ngritjes së zërit të të mbijetuarave të dhunës në Kosovë, përmes mekanizmave ligjor dhe vetëdijesimit.

“Më 12 qershor 2015, ne Ditën e Çlirimit, fusha e gjelbër në stadiumin e Prishtinës ishte e mbuluar me 5000 fustane, diçka që gjithmonë do të mbetet në kujtesën time”, tha ish- presidentja Jahjaga, duke e kujtuar ditën e njohjes së viktimave të dhunës seksuale të luftës përmes një instalacioni artistik nga artistja Alketa Xhafa-Mripa.


Në këtë ngjarje, ish- presidentja Jahjaga kujtoi punën e Këshillit Kombëtar për të mbijetuarat e dhunës seksuale, i themeluar gjatë presidencës së saj, në vitin 2014.

“Përveç dhimbjes që ndjeva, e tërë ngjarja, më dha shpresë, sepse isha dëshmitare e një akti të madh të solidaritetit, i cili nuk erdhi vetëm nga Kosova, por po ashtu nga jashtë, si përgjigje e thirrjes së artistes Alketa Xhafa Mripa për të dhuruar një fustan, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës.” vazhdoi ajo.

Ish- presidentja Jahjaga shpjegoi në detaje, pse ajo ndjeu nevojën që të punoi në përkrahje të grupeve të margjinalizuara, përgjatë karrierës së saj. “Unë i përkas një gjenerate, kur të gjithë përjetuam se si bota e ndërtuar nga prindërit tanë, u shkatërrua brenda natës dhe ne jetuam pjesën më të madhe të rinisë sonë në frikë. Kjo është arsyeja pse unë vendosa t’i bashkëngjitëm Policisë së Kosovës, pas përfundimit të studimeve të mia në drejtësi. Gjatë kohës sime në Policinë e Kosovës, për herë të parë dëgjova, se çfarë me të vërtetë u ndodhi grave në Kosovë, gjatë luftës”, tha Jahjaga.

E pyetur nga moderatori Dardan Velija, udhëheqës i EUICC-së, pse mori aq shumë kohë për njerëzit, të fillojnë të flasin për këtë temë, presidentja u thirr në mentalitetin e shoqërisë kosovare. “Mentaliteti patriarkal pati një ndikim të madh, se pse ato gra u fshehën dhe u ndjenë të turpëruara të flasin rreth asaj çfarë përjetuan”, tha ajo.

Përfaqësuese të organizatave të grave në Kosovë dhe të komunitetit të biznesit, u bënë pjesë e diskutimeve, duke ndarë ide të reja se si të gjithë ne mund të kontribuojmë dhe mbështesim rehabilitimin e viktimave. “Fuqizimi ekonomik i viktimave është çelësi i rehabilitimit të tyre dhe të gjithë duhet të jemi të përkushtuar në këtë aspekt”, u përgjigj Jahjaga.

Pas ndarjes së disa historive prekëse që ajo dëgjoi nga viktimat e dhunës, ish presidentja i siguroi të pranishmit, që ajo kurrë nuk do të harrojë premtimin e saj që të jetë zëri i atyre grave dhe se ajo do të vazhdojë dedikimin ndaj kësaj çështjeje prekëse.

Dokumentari “Mendoj për ty”, i cili përshkruan instalacionin artistik të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, nxori në pah solidaritetin e njerëzve në Kosovë dhe botë. Siç e theksoi producentja Di Lellio në dokumentar, “gjersa është akt i mirë që të famshmit dhuruan fustanet tek instalacioni, është edhe me inspiruese që njerëzit e zakonshëm anë e mbanë Kosovës kontribuan në këtë kauzë”.

Kjo ligjëratë ishte pjesë e fushatës dy-mujore të EUICC-së për lirinë e shprehjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori