LAJMI I FUNDIT:

iOS 10 tani në 60% të pajisjeve të Apple

iOS 10 tani në 60% të pajisjeve të Apple

Muajin e kaluar Apple ka lansuar iOS 10, duke e bërë platformën të mundshme edhe në pajisjet më të vjetra mobile.

Ky version i sistemit operativ ka qenë i para-instaluar në iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus të cilët poashtu janë lansuar në shtator.


Pak para debutimit të iOS 10, të dhënat zyrtare të Apple kanë treguar se iOS 9 ka qenë i instaluar në 88 për qind të pajisjeve mobile të kompanisë, një vit pas lëshimit të tij në këto pajisje.

iOS 9 ka treguar sukses të jashtëzakonshëm pasiqë vetëm pas tre ditëve të debutimit të tij në vitin 2015, platforma ka arritur të instalohet në 50 për qind të pajisjeve të Apple. Në anën tjetër, iOS 10 është duke lëvizur me një hap shumë më të ngadalshëm.

Vetëm para dy jave, Apple ka njoftuar se iOS është instaluar në 54 për qind të pajisjeve iOS, një muaj pas lansimit të këtij versioni.

Në ndërkohë, gjatë ngjarjes së djeshme ku kompania ka prezantuar laptopët e rinj MacBook Pro, është bërë e ditur se iOS 10 tani është në 60 për qind të pajisjeve mobile iOS.

Rritja e tillë është bërë e mundur për shkak të iOS 9 që ka rënë në përdorim për 6 për qind që nga 11 tetori. iOS 8 është ende në funksion në disa pajisje më të vjetra të Apple dhe ka 8 për qind të të gjithë platformës iOS.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori