LAJMI I FUNDIT:

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber ka prezantuar një tjetër mjet të fuqizuar nga Al që do t’ua bëjë përdoruesve më të lehtë menaxhimin e mesazheve të palexuara në grup.

Funksioni i ri e bën të mundur përmbledhjen e mesazheve të palexuara si dhe nxjerrjen e pjesëve më të rëndësishme të një bisede në formë të shkurtër.


Bëhet e ditur se fillimisht kjo veçori do të jetë e disponueshme vetëm për bisedat në grup, por mund të zgjerohet në të ardhmen, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

I krijuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e përdoruesve të tij, përmbledhësi me Al është në gjendje të mbledh informacione thelbësore deri në 100 mesazhe.

Për ta aktizivuar mjetin e ri me Al, përdoruesit e Viber duhet të hyjnë në bisedë të një grupi dhe të pranojnë të marrin përmbledhjen e mesazheve që nuk i kanë lexuar.

Sipas aplikacionit, kjo veçori po përhapet gradualisht në SHBA, Filipine, Ukrainë, Japoni, Bullgari dhe Poloni, me më shumë vende që do të pasojnë së shpejti.

Ndryshe, përmbledhësi me Al mbështet platformat iOS dhe Android dhe kupton më shumë se 50 gjuhë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Kalo në kategori