0Shares

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një fotografi e një familje, të cilën pasi e kanë parë shumë njerëz kanë mbetur të habitur.

Në fotografi shfaqen prindërit, tri vajzat dhe qeni të ulur në park, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, kjo fotografi nuk dallon nga fotografitë tjera ku pozojnë familjet pranë objektivit të aparatit.

Por nëse e shikoni me vëmendje për herë të dytë, do të vëreni detaj bizar por edhe të pashpjegueshëm në dorën e vogëlushes që është e ulur në fund të ulëse në anën e majtë.

Duket se dikush e kishte përqafuar, por dora që shihet në kraharorin e saj nuk i përket askujt që është në këtë fotografi.

Shumë njerëz besojnë se bëhet fjalë për ndërhyrje me photoshop, por disa tjerë po mundohen ta zbulojnë se nëse edhe dikush tjetër fshihet prapa vajzës së vogël. Qfarë mendoni ju? /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)