LAJMI I FUNDIT:

Huawei gati me modelet e reja të Matebook

Huawei gati me modelet e reja të Matebook

Vitin e kaluar Huawei kishte lansuar një konkurrent të Surface të quajtur Matebook – kompjuter 2 në 1 që punonte me Windows 10.

Sipas Evan Blass, kompania është duke planifikuar të ndërtoj një gjeneratë të re të këtij modeli, dhe dy laptop të rinjë, të quajtur MateBook D dhe MateBook X.


Pajisjet kanë emrat kodik “Pascal”, “Bell” dhe “Watt”.

Pascal (MateBook X) ka një procesor Intel Core i5 dhe RAM memorie prej 8GB. Vjen me ekran 15 inç dhe Windows 10 64-bit. Ekrani është më i madh në krahasim me MateBook D që sjell 12.5 inç madhësi ekrani.

MateBook E apo Bell do të jetë përditësimi i parë i gjeneratës Huaëei MateBook 2 në 1 dhe do të vie me Intel Core M Cherry Trail dhe RAM memorie prej 4GB.