Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Globsec Tatra Summit” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.
Në këtë forum ndërkombëtar, ku po diskutohet për aspektet e rëndësishme politike, ekonomike dhe financiare evropiane, po marrin pjesë edhe ministra të jashtëm nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor, komisionerë nga BE dhe personalitete tjera.
Në adresimin e tij në panelin me temën ”Ballkani Perëndimor, pjesa e munguar e BE-së”, ku është diskutuar për të ardhmen e Ballkanit perëndimor, respektivisht, procesin e zgjerimit të BE-së, Hoxhaj ka vlerësuar se rajoni në përgjithësi, në 20 vitet fundit ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por ende mbetet punë për t’u bërë.
Në këtë panel kanë marrë pjesë edhe ministra dhe zëvendës ministra të jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk mund të shihet si e ndarë nga proceset në rajon. Në këtë kontekst, procesi i zgjerimit të BE-së, duhet të shfrytëzohet për mbylljen e të gjitha temave të hapura në rajon.
“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, rajoni do vazhdojë të mbetet në status quo”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Për më tepër, Hoxhaj duke përshkruar kontekstin e ri të zvillimeve në Ballkanin Perëndimor, potencoi edhe rëndësinë amerikane në të gjitha proceset. “Pa angazimin e SHBA-ve, si dhe kontributin e BE-së, nuk do të ishim në gjendje të kishim progres, i cili bërë deri më tani”, ka thënë Hoxhaj.
Sa i përket zgjerimit të mëtejmë të BE-së, ministri Hoxhaj ka theksuar se BE-ja ka bërë punë të mirë në sundimin e ligjit, etj, por pa zhvillim ekonomik, nuk do të jemi në gjendje të ecim përpara. Megjithatë, sipas tij, duhet të ketë politikë më fleksibile sa i përket zgjerimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim
Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel
Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë