Paris Saint-Germain Football Club, i njohur zakonisht si Paris Saint-Germain dhe shkurtimisht si PSG ose Paris SG, është një klub sportiv francez i themeluar në vitin 1970 dhe me bazë në kryeqytetin e Francës, Parisin. Klubi parisien ka ekipe në disa sporte, por ekipi profesional i futbollit është dukshëm më i rëndësishmi, i cili luan në nivelin më të lartë të futbollit francez, Ligue 1. Edhe pse vetëm 47 vjet nga themelimi, PSG ka filluar të shkruaj emrin e tyre edhe në Evropë, duke arritur shpesh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa kulmi është thyerja e rekordit me transferimin e Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro.
Stadiumi Parc des Princes, me një kapacitet prej 47,929 spektatorësh ka qenë shtëpia e Paris Saint-Germain që nga viti 1974. PSG është klubi më i suksesshëm francez në histori në aspektin e trofeve të fituara, me 34 gjithsej.
Brenda vendit, parisianët kanë fituar gjashtë tituj të Ligue 1, një rekord prej njëmbëdhjetë kupave franceze, një rekord tjetër prej shtatë kupave të Ligës Franceze, dhe një rekord tjetër prej shtatë Superkupave Franceze dhe një titull të Ligue 2, titull ky i fituar një vit pas themelimit të klubit. Në futbollin ndërkombëtar të klubeve, PSG kanë fituar një Kupë të Fituesve të Kupës UEFA dhe një Kupë UEFA Intertoto.
Paris SG është gjithashtu i vetmi klub që kurrë nuk ka rënë nga kategoria kryesore e futbollit francez, Ligue 1, dhe është njëri nga dy klubet e vetme franceze që kanë fituar një titull të madh evropian dhe klubi më popullor i futbollit në Francë.
Për më tepër, ‘Red-and-Blues’ apo ‘Kuq e Kaltrit’ kanë një rivalitet të gjatë me Olympique de Marseille, pasi ndeshja mes këtyre dyjave është më famëkeqja e futbollit francez, e njohur ndryshe si ‘Le Classique’ apo ‘Klasikja Franceze’.
Oryx Qatar Investimet Sportive (QSi) ka qenë pronari i klubit që nga viti 2011. Marrja e aksioneve e bëri Paris Saint-Germain jo vetëm klubin më të pasur në Francë, por një nga më të pasurit në botë. Klubi ka departamente të tjera për futbollin e të rinjve, futbollin e femrave, klubin e hendbollit, dhe eSports apo lojërave elektronike.
Klubi i Paris Saint-Germain ka lindur më 12 gusht 1970, pas bashkimit të Paris FC – i krijuar një vit më parë për të mbushur boshllëkun e mungesës së një klubi të lartë në kryeqytet – dhe Stade Saint-Germain, i themeluar në 1904 në Saint-Germain- En-Laye, qyteti i lindjes së Mbretit Louis XIV dhe për këtë klubit ka marr parashtesën e klubit të parë dhe prapashtesën e klubit të dytë, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, PSG me të vërtetë mori debutimin e parë në Ligue 1 në vitin 1973, kur stilisti Daniel Hechter mori përsipër këtë klub. Klubi kishte si trajner legjendën e futbollit francez, Just Fontaine, dhe PSG shpejt fitoi promovimin në divizionin e parë një vit më vonë dhe ngadalë filloi të tërheqë yjet e para në klubi si Mustapha Dahleb dhe Carlos Bianchi.
Në vitin 1978, Daniel Hechter dorëzoi kontrollin e klubit tek Francis Borelli, nën drejtimin e të cilit klubi parisien fitoi medaljen e parë të tyre: Kupën e Francës në vitet 1982 dhe 1983 dhe titullin e ligës në vitin 1986, gjatë një dekade të shënuar nga lojtarë të tillë si Safet Susic, Luis Fernandez dhe Dominique Rocheteau.
Rrjeti televiziv Canal + mori klubin në vitin 1991, dhe e çoi PSG-në në majat e lojës evropiane. Midis 1993 dhe 1997, klubi nga kryeqyteti francez bëri pesë gjysmë-finale evropiane rresht. I udhëhequr nga ikonat e futbollit si David Ginola, George Weah dhe Valdo, ndër të tjera, PSG fitoi titullin e dytë të ligës në vitin 1994, dy vjet para fitimit të Kupës së Fituesve të Kupës UEFA.
Trofeu evropian ishte momenti kurorëzues dhe emblematik i këtij brezi, me futbollist si Rai, Bernard Lama, Alain Roche, Paul Le Guen, Daniel Bravo, Vincent Guerin, Youri Djorkaeff dhe Bruno N’Gotty, golashënuesi i finales kundër Rapid Vienna, në Bruksel, përcjell Telegrafi.
Në fillim të shekullit 21, kishte yje të rinj. Por, pavarësisht nga aftësia e Ronaldinhos dhe golave të Pauletas (109 gola), PSG luftoi për të rimarrë lartësitë. Kjo ndryshoi në vitin 2011 me ardhjen e pronarëve të rinj, Oryx Qatar Sports Investments (QSi) dhe presidentit Nasser Al-Khelaifi.
Ata krijuan një projekt jashtëzakonisht ambicioz, të mishëruar nga Zlatan Ibrahimovic, golashënuesi kryesor i klubit gjatë gjithë kohës (156 gola në mes viteve 2012 dhe 2016), Edinson Cavani dhe Marco Verratti.
Projekti që ka një qëllim: të çojë Paris Saint-Germain në majat e lojës evropiane, pasi ka transformuar ‘Parisienët’ në klubin francez më të suksesshëm në histori, me 33 trofe, duke përfshirë 15 prej ardhjes së QSi.
Sheikët e klubit po vazhdojnë me rritjen e klubit, dhe kulmi i seriozitetit dhe dëshirës për të fituar gjithçka në futboll rrumbullakohet me transferimin rekord të gjitha kohërave, Neymar, i cili erdhi nga Barcelona për një shifër prej 222 milionë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t’i kushtojë miliona euro Barcelonës
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak