LAJMI I FUNDIT:

Gjuetari merr surprizë të ëmbël nga dreri që deshi ta vriste, ja momenti që të shkrin zemrën (Video)

Gjuetari merr surprizë të ëmbël nga dreri që deshi ta vriste, ja momenti që të shkrin zemrën (Video)

Jordan Maxon nga Amerika ka plotë 12 vite që merret me gjueti së bashku me gjyshin dhe babanë e tij.

Mirëpo duket se karriera e tij prej ‘vrasësi’ të kafshëve i ka ardhur fundi.


Ai ka postuar një video në YouTube të një momenti goxha të ndjeshëm mes tij dhe presë së tij.

Dreri i vogël shihet duke iu afruar gjuetarit dhe pasi që arrin të krijojë zonën e besimit më njeriun, i afrohet atij dhe e lë ta prekë në kokë transmeton ORAinfo.

Ne shpresojmë shumë që ky moment t’ia ketë ndërruar mendjen gjuetarin që të heq dorë nga vrasja e kafshëve.