LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid merr guximin: Bëhet ylli i parë e cila provon trendin e shumëpërfolur të Instagram-it (Foto)

Gigi Hadid merr guximin: Bëhet ylli i parë e cila provon trendin e shumëpërfolur të Instagram-it (Foto)
-->

Ndryshe nga shoqja e saj Taylor Swift, e cila preferon buzëkuq me ngjyrë të kuqe, Gigi Hadid ka provuar diçka krejt tjetër! Hadid preferon ta theksojë stilin e saj me ‘pantallona të çmendur’ apo syze të shndritshme.

Megjithatë, kur vjen fjala për zgjedhjen e ngjyrës së buzëkuqit, ajo kësaj here ka ‘rrezikuar’ gjithçka dhe ka vendosur të zgjedhë buzëkuq ngjyrë betoni apo ngjyrë hiri.

Mbrëmjen e kaluar, Gigi kishte pushuar rrugët e Nju Jorkut e veshur me kobalt nga koka te këmbët, por në vend se t’i skuqte buzët, modelja kishte befasuar me buzëkuq ngjyrë hiri.

Kjo ngjyrë, e cila po konsiderohet si “ngjyrë e egër”, ka qenë në trend për një kohë në Instagram, ndërsa Gigi tanimë është ylli i parë e cila e ka testuar këtë ngjyrë edhe në publik. /Telegrafi/