LAJMI I FUNDIT:

Flamuri i shqiptarëve, ndër më atraktivët në botë

Flamuri i shqiptarëve, ndër më atraktivët në botë

Në shumë faqe interneti, flamuri i shqiptarëve konsiderohet si ndër flamujt më të mirë kombëtar në botë.

Në shumë rangime, flamuri jonë pozicionohet në një ndër dhjetë flamujt me dizajnin më të mirë, më atraktiv dhe më “cool”.

“Guximi, besimi, tradicionalja dhe krenaria janë emocionet që evokohen kur shikoni këtë flamur që është i thjeshtë në mënyrë magjepsëse. Në fund të fundit, ky është flamur beteje, dhe duke qenë një shtet ballkanik, kjo e ka ndjekur në shumë luftëra”, thuhet në blogun rachelbrandon, transmeton Telegrafi.


LEXO PO ASHTU: RRETH FLAMURIT TË PËRBASHKUAR (historia e ilustruar dhe më e kompletuara në internet e flamurit dhe shqiponjës dykrerëshe)

Në faqen kkdesign, thuhet: “Sfondi i kuq dhe shqiponja dykrerëshe e zezë. Shumë simetrike dhe me pasqyrim të fortë. Dizajn i pastër dhe i fuqishëm. Kjo shqiponjë thotë: mos u kap me këtë shtet! Do të të hamë! Do të të hamë dy herë! Ne i kemi dy koka! Mos prek! Shqiponja është përdorur për qëllime heraldike në Mesjetë nga shumë familje fisnike në Shqipëri dhe u bë simbol i shqiptarët”.

Ndërkaq, në faqen listosaur, theksohet se "shqiponja e zezë krijon kontrast kumbues me sfondin e kuq, duke krijuar një imazh të fuqishëm dhe tërheqës për sy”.

Në faqen ranker, flamuri është më i pëlqyeri pas atij britanik. Rangimi bazohet në vota, kështu që edhe ju mund të kontribuoni me votën tuaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori