Thonë se jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Ky është rasti i Fidel Castros. Udhëheqësi i Kubës komuniste do të mbahet mend jo vetëm si më jetëgjati i shekullit të kaluar, por edhe si lideri që u ka mbijetuar më shumë atentateve për ta vrarë.
Fabian Escalante, ish-shefi i kundërzbulimit kuban, i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur shefin e tij ka deklaruar se janë plot 638 përpjekje për ta vrarë atë.
Rrëfimi i tij është bërë në një dokumentar të vitit 2006 të titulluar “638 mënyra për të vrarë Castron”, transmetuar në televizionet britanike.
Pas dokumentarit të shumtë ishin ata që u shpehën skeptikë mbi këtë shifër, por një vit më vonë një pjesë të mirë të tyre do t’i konfirmonte vetë CIA me deklasifikimin e disa dokumenteve.
Në njërin prej tyre ishte edhe i famshmi “Operation Mongoose”, synimi i të cilit ishte rrëzimi i qeverisë kubane.
Sipas Richard Helms të CIA-s, administrata e Presidentit Kenedy po ushtronte presion të madh ndaj agjencisë së inteligjencës për ‘eleminimin e Castros’. Dhe vetëm në tre vite, janë të dokumentuara të paktën pesë përpjekje për ta bërë këtë. E para ka qenë para gushtit të vitit 1960, e dyta pas gushtit të 1960 deri në prill të 1961. E treta nga fundi i 1961 deri në fund të 1962. E katërta ka qenë në fillim të 1963, ndërsa e pestë na fund të 1963.
Dokumentat e deklasifikuara flasin për rrugë të ndryshme sesi do të realizohej vrasja, që nga helmimi i udhëheqësit kuban me cigare, duke e njohur pasionin e tij për purot, e deri tek infektimi me një virus që do të shkaktonte rënien e mjekrrës së tij e do ta bënte qesharak në sy të kubanëve.
Ka raportime, megjithëse të pakonfirmuara, se në lojë është futur edhe mafia. Sipas këtyre raportimeve, CIA ka kontaktuar emigrantët kubanë në Florida që ushtronin veprimtari në fushën e drogës dhe prostitucionit në Shtetet e Bashkuara dhe në këmbim të mosarrestimit të tyre ka kërkuar eleminimin e Castros.
Metodat janë nga më të ndryshimet, por që të gjitha kanë një të përbashkët; dështimin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre