LAJMI I FUNDIT:

F1: Në “Silverstone” garohet deri në vitin 2019, ndërpritet kontrata

F1: Në “Silverstone” garohet deri në vitin 2019, ndërpritet kontrata

E ardhmja e Çmimit të Madh të Britanisë në “Silverstone” duket se është në rrezik.

Kjo, pasi pronarët e pistës, ku të dielën e 16 korrikut do të garohet për të 10-n herë për sezonin aktual, kanë aktivizuar një klauzolë për prishjen e kontratës, në kërkim për të negociuar një marrëveshje më të mirë në të ardhmen.


Kështu, Çmimi i Madh i vitit 2019 do të jetë i fundit në “Silverstone”, të paktën për sa kohë që pronarët e rinj të Formulës 1, “Liberty Media”, nuk do të reduktojnë taksën e garës, në mënyrë që të ndihmojë për të mbuluar më mirë koston e përgatitjes së garës, sipas asaj që ka deklaruar Shoqata britanike e Pilotëve të garave (BRDC).

“Ky vendim është marrë sepse për ne nuk është financiarisht i zbatueshëm organizimi i Çmimit të Madh të Britanisë sipas kushteve të kontratës aktuale”, ka thënë presidenti i “BRDC”-së, John Grant.

“Në vitin 2015 kemi pasur humbje prej 2.8 milionë paund dhe në vitin 2016 plot 4.8 milionë paund humbje. Një shifër të ngjashme presim edhe për këtë vit. Kemi mbërritur në një pikë, ku nuk mund të lejojmë më që të na udhëheqë pasioni. Jo vetëm që do të rrezikohej e ardhmja e Silverstone dhe vet shoqatës sonë, por edhe i tërë komunitetit britanik të sportit të automobilizmit dhe motoçiklizmit, që varet nga ne”.

Organizatorët e këtij çmimi kanë shtuar se taksa duhet të ulet në 25 milionë stërlina brenda vitit 2026, që është edhe viti i fundit i kontratës aktuale, gjë që është ndërprerë përpara kohe pikërisht për shkak të vështirësive ekonomike. Kujtojmë se në këtë pistë është garuar çdo vit që prej vitit 1987. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori